Xhamia në Kaçanik - Foto: KALLXO.com

Kaçanik, një pacient me COVID-19 në gjendje të rëndë

Mbrëmë në Komunë e Kaçanikut sipas rezultateve të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tre qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Në një njoftim në Facebook, Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Sinan Zeneli, bëri të ditur se njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

“Njëri prej tyre, sot është dërguar me autoambulancë në Klinikën Infektive për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar! Prandaj, qytetarë të nderuar ne duhet të vazhdojmë ti respektojmë me rigorozitet masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë,sepse kjo është vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19”, ka shkruar ai.