Ilustrim

Kaçanik, mësimdhënësi arrestohet pasi dyshohet për sulm seksual

Një mësimdhënës është arrestuar në Kaçanik nën dyshimin për sulm seksual ndaj një nxënëse.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari është arrestuar më 01.09.2024 në lidhje me rastin që është raportuar të ketë ndodhur më 28.08.2024.

KALLXO.com mëson se i dyshuari është mësimdhënës i lëndës së muzikës në Kaçanik.

Deri më tani prokuroria ka dy deklarata, atë të viktimës, e cila e ka raportuar mësimdhënësin për sulm seksual dhe deklarimin e mësimdhënësit.

Mësimdhënësi i dyshuar është dërguar në ndalim ndërsa KALLXO.com mëson se do të parashtrohet edhe kërkesë për paraburgim.