Kaçanik, i dyshuari e shet veturën me dokumente të falsifikuara

Policia e Kosovës njofton se është iniciuar një rast ndaj një personi nën dyshimin se i njëjti për përfitime personale ka falsifikuar veturën dhe i ka shitur një personi tjetër.

Sipas Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:00 në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Rasti i iniciuar si “Mashtrim”, është nën hetime.