Kaçanik, arrestohet pasi sulmoi me mjet pune viktimën

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Kaçanik nën dyshimin se ka sulmuar një person tjetër.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, i dyshuari është arrestuar dje rreth orës 09:35 në fshatin Semajë të Kaçanikut, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet pune viktimën, dhe më pas kishte ekspozuar një armë zjarri.

Pistoleta me nëntë fishekë është konfiskuar nga ana e policisë, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për këtë rast është dërguar në mbajtje.