Ilustrim

Kaçanik, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës në Kaçanik ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili ishte në kërkim me urdhër të Gjykatës së Ferizajt për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Stacioni policor në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që sot në ora 08:25 të arrestojë një person me inicialet B. D. (M/K), 39 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Tutje është bërë e ditur se personi i arrestuar është i dënuar me katërmbëdhjetë muaj burgim.