Ilustrim - Arkiv

Kaçanik, arrestohet një 28-vjeçare për vjedhjen e një veture "BMW X5"

Pas arrestimit të 35-vjeçarit P.L. më 17.01.2025, Policia ka njoftuar se sot, më 21.01.2025, është arrestuar edhe 28-vjeçarja F.L.

Këta dy persona dyshohen për vjedhje të rëndë në afërsi të Kaçanikut më 23.10.2024.

Fjala është për vjedhjen e një veture “BMW X5” me targa vendore.

Sipas Policisë, nga hetimet rezulton se vetura ishte nxjerrë jashtë kufirit të Kosovës dhe ishte shitur.

“Pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë”- thuhet në njoftim.

Kapet i dyshuari për vjedhjen e veturës në Kaçanik, ‘BMW X-5’ ishte shitur jashtë vendit