Foto: Ilustrim

Kaçanik, arrestohet i kërkuari i dënuar për shitblerje të drogës

Është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit një 34-vjeçari, i kërkuar për shitje të substancave narkotike.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale – blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge me dënim burgimi prej dy (2) viteve” – thuhet në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është arrestuar sot rreth orës 14:30 në Kaçanik.