Kaçanik, arrestohet 39-vjeçari i kërkuar për vjedhje të pyjeve

Policia në Kaçanik ka arrestuar sot një person të kërkuar për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve’’.

39-vjeçari me inicialet N.M. është arrestuar rreth orës 10:30 në shtëpinë e tij në fshatin Dubravë të Kaçanikut.

Sipas Policisë, i njëjti për veprën e lartcekur ishte dënuar me burgim prej shtatë muajve.

Sipas PK, i njëjti pas kompletimit të dokumentacionit, dërgohet në vuajtje të dënimit.

“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Vjedhje e pyjeve’’, me dënim burgimi prej shtatë muajve, i cili më pas është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik”, ka njoftuar PK.