
Foto: KALLXO.com Ilustrim
Kaçanik, arrestohet 35-vjeçari i kërkuar nga gjykata
05.1.2023 - 12:35
Policia e Kosovës në Kaçanik ka arrestuar sot rreth orës 10:50 një person të kërkuar nga Gjykata e Ferizajt.
I njëjti ishte i kërkuar për veprën penale “Kanosje”, me dënim burgimi prej 100 ditëve.
35-vjeçari SH.D., pas kompletimit të dokumentacionit, është dërguar në vuajtje të dënimit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.