Kaçanik, arrestohet 34-vjeçari, recidivist i dhunës në familje

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Begracë të Kaçanikut ka arrestuar një burrë të dyshuar për dhunë në familje.

Në njoftim thuhet se Policia ka pranuar informacionin sot rreth orës 18:30, duke marrë menjëherë veprimet e nevojshme.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje,  i cili me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësorë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanikut dhe pas intervistimit nga ana e Policisë, me vendim të prokurorit të Prokurorisë së Ferizajt, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.