Ilustrim

Kaçanik, arrestohen dy të dyshuar për tentim vrasje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë. Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur më 19 dhjetor 2020 në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Sipas Policisë, në ditën kur ka ndodhur rasti dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin e tyre dhe papritmas një veturë u bllokon rrugën dhe nga vetura dalin dy persona të dyshuar dhe i sulmojnë viktimat K.T. 20-vjeçar dhe A.A. 20-vjeçar me thikë, duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot kanë  qenë  në arrati.

Të dyshuarit Z.Ç. 19-vjeçar dhe A.Ç. 19-vjeçar janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit dërgohet në mbajtje për 48 orë.