Ilustrim

Kaçanik, arrestohen dy persona pasi gjuajtën me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 11:30 në fshatin Dubravë të Kaçanikut, nga një automjet i udhëtarëve në lëvizje, është gjuajtur në hapësirë me armë zjarri dhe se i njëjti automjet më pas ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas njoftimit të Policisë, pas 30 minutave kërkim, është arritur që të ndalohet automjeti dhe ka arrestuar dy persona, si dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është gjuajtur.

“Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga Policia, me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndaj tyre është iniciuar procedurë e rregullt ‘armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës së zjarrit dhe të dyshuarit lirohen”, thuhet në njoftimin e Policisë.