Kaçanik, 60-vjeçarit i gjenden dhe i sekuestrohen dy armë

Në fshatin Begracë të Kaçanikut policia e Kosovës nën autorizim të Prokurorit për Krime të rënda në Prokurorinë e Ferizajt ka ndalur personin e dyshuar F.L., 60 vjeçar tek i cili është gjetur një armë me karikator dhe 8 fishekë.

Në komunikatën e policisë bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, pas një kontrolli në shtëpinë e tij,  i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë.

Policia potencon se armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë.

Rasti ka ndodhur më 29 qershor rreth orës 18:00.