Kaçanik, 40-vjeçarit i sekuestrohet pistoleta me një karikator dhe një fishek

Një 40-vjeçar është shoqëruar në stacion policor pasi i është gjetur një armë zjarri.

Sipas Policisë, në shtëpinë e të dyshuarit G.T., është gjetur një pistoletë me një karikator dhe një fishek, të cilat më pas janë konfiskuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:15  në fshatin Soponicë të Kaçanikut.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi ose posedim të paautorizuar të armëve’’, thuhet në njoftimin e Policisë.