Kabineti qeveritar miraton Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitin 2023.

Agjendën legjislative para kabinetit e ka prezantuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

“Edhe këtë vit, tregojmë vullnet përmes agjendës ambicioze legjislative. Kësaj radhe kjo agjendë ka 100 projektligje, me përkushtimin tuaj ka mundësi që të rritet gjatë vitit”- tha Kurti.

Kurti më tej ka njoftuar se çka përmban programi legjislativ për secili dikaster.

“Programi legjislativ përmban nga Zyra e Kryeministrit  – 5 projektligje, Ministria e Financave – 16 projektligje, Ministria e Punëve të Brendshme – 13, Ministria e Mjedisit – 11 projektligje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë – 11 projektligje, Ministria e Drejtësisë – 10, Ministria e Shëndetësisë – 7, Ministria e Ekonomisë – 5, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit – 5 projektligje, Ministria e Bujqësisë – 5, Ministria e Arsimit – 4, Ministria e Punëve të Jashtme – 3, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal – 3, Ministria e Mbrojtjes – 2. Duke ju uruar punë të mbarë ju ftoj që ta votojmë agjendën legjislative”- ka thënë kryeministri.