
Kabineti i kryetarit të Ferizajt ka blerë 30 punime artistike në dru
21.5.2022 - 18:54
Kabineti i kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, ka blerë 30 punime artistike në dru (pirografi) në vlerë 990 euro. Një punim është blerë për 33 euro.
Kontratën e cila është nënshkruar shtatë ditë pasi është hapur tenderi, e ka fituar Xhemil Ismani B.I, e cila ka qenë e vetme në garë.
Tenderi është nënshkruar përmes procedurës – vlera minimale derisa kriter për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët.
Tenderi është hapur më 13 maj ndërsa është nënshkruar me kompaninë fituese më 20 maj.
Në tender ka ofertuar vetëm një kompani, e cila edhe e ka fituar kontratën.
Kontrata është nënshkruar për 990 euro, aq sa ka qenë edhe shuma e parashikuar.