Kabineti i Driton Selmanajt me vetëm një këshilltare grua

Një grua e vetme është pjesë e këshilltarëve politikë të Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj.

Kabineti i Selmanajt përbëhet nga gjashtë këshilltarë politikë burra.

Sipas dokumentit të siguruar nga KALLXO.com,  në kabinetin e Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, të  emëruar janë Ajet Avdullahu, këshilltar politik për çështje të protokollit, Salih Morina, këshilltar politik, Ardit Orana, këshilltar politik, Mirlinda Hysa, këshilltare politike, Halim Halimi, këshilltar politik, Qëndrim Selimi, këshilltar politik dhe Hazir Borovci, këshilltar politik.

KALLXO.com ka raportuar për “odën” e burrave në Ministrinë e Infrastrukturës e cila drejtohet nga Arban Abrashi, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ku të gjithë zëvendësministrat e emëruar në këtë ministri janë burra.

“Oda” e burrave në Ministrinë e Arban Abrashit