Shaqir Gashi dhe Adem Demaçi. Foto: Facebook/ Bleron Baraliu

Ka vdekur në Amerikë veprimtari Shaqir Gashi

Veprimtari shquar e kotributdhënësi i madh i çështjes shqipatre, Shaqir Gashi ka vdekur dje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi për vdekjen njërit prej nismëtarëve të lobimit shqiptaro-amerikan, është konfirmuar nga Bleron Baraliu, bashkëveprimtar i tij.

Në profilin e tij në Facebook, Baraliu ka shkruar se Shaqir Gashi ishte shqiptari me emblematik dhe  idoli i secilit atdhedashës shqiptar në Amerikë.

“Ka kaluar në përjetësi shqiptari më emblematik, veprimtari më zemërzjarrtë, idoli i secilit atdhedashës shqiptar në Amerikë, ikona, legjenda, uragani, udhërrëfyesi, oqeani i mbushur dashuri, sakrificë e përkushtim, piedestali i vlerave dhe virtyteve të komunitetit më ballëlartë shqiptar në botë, shqiptaro-amerikani i odesejadave të trashëguara nga Noli, Konica – Adem Demaçi i shqiptarëve të Amerikës, i paharrueshmi e i patejkalueshmi Shaqir Gashi-Belushi!”, ka shkruar ndër të tjerash Baraliu në Facebook.