Ka vdekur Muamer Zukorliq

Siç raportohet, vdekja ka ndodhur për shkak të problemeve me zemër. Muamer Zukorliq, ish-myftiu i Sanxhakut, ka vdekur në moshën 51-vjeçare. Ky informacion është konfirmuar për portalin boshnjak “Avaz”.

Zukorliq ka lindur në vitin 1970 në fshatin Orlje afër Tutinit. Ishte kryetar dhe kryemyfti i Bashkësisë Islame në Serbi dhe nënkryetar i Kuvendit Popullor të Serbisë. Ka diplomuar në Fakultetin Islam (Departamenti i të Drejtës Sheriatike) në Algjeri, studimet pasuniversitare në Liban dhe fliste rrjedhshëm gjuhën arabe, ishte bartës i projektit të shndërrimit të medresesë Alaudin nga Prishtina në Novi Pazar në një medrese të pavarur. Ai është gjithashtu ishte themelues i medresesë së grave “Gazi Isa-beg” në Novi Pazar në vitin 1996 dhe departamenti i saj në Rozhaje në vitin 2002.

Lajmin e ka publikuar në Facebook-un e tij gazetari Mirnes Kovaç, i cili ka shkruar: “Muamer ef. Zukorliq u shpërngul në ahiret. Lajmin ma ka konfirmuar myftiu Mevlud Dudiq, i cili po kthehet nga Graci në Novi Pazar. Lus Zotin e Madhëruar që të mëshirojë Muamer ef. dhe jepi familjes së tij një sabër”.