Ka vdekur i riu që dje u rrëzua nga një ndërtesë e lartë në Mitrovicë

Ka vdekur sot në orët e mbrëmjes 35 vjeçari që dje ishte rrëzuar nga një ndërtesë e lartë në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë ku ishte duke punuar.

KALLXO.com ka raportuar dje me datën 24 qershor 2021, se rreth orës 12:00, një punëtor kishte rënë me ashensorin e vinqit dhe kishte pësuar lëndime. I lënduari, më pas ishte dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për Raponin e Mitrovicës Avni Zahiti, ka thënë për KALLXO.com se janë njoftuar nga QKUK se sot rreth orës 19:00, në i lënduari viktima E.G. 35 vjeçar, ka vdekur.

Zahiti ka thënë se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Hetuesit policor janë duke vazhduar hetimet lidhur me rastin”, ka thënë Zahiti.

(VIDEO) Mitrovicë, një punëtor ndërtimtarie bie nga një objekt i lartë