Ka vdekur aktori Guljelm Radoja

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja ka vdekur sot pas infektimit me COVID-19, në moshën 75 vjeçare.

Lami për vdekjen e Radojës është bërë i ditur edhe nga familjarë të aktorit.

“Prehu në paqe bab! Do ndrijnë akoma sytë e tu mbi ballin e vajzës, djalit, mbesave dhe nipit të vogël”, ka shkruar në Facebook, djali i aktori, Red Radoja.

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Studimet për aktor i përfundojë më 1972, kur edhe filloi punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më vonë ka punuar si aktor dhe regjisor në Teatrin “Bylis” në Fier dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës.

Radoja ka interpretuar në më shumë se 30 role në kinematografi.

Guljelm Radoja. Foto Facebook/Red Radoja