Kryesia e LDK, Foto: KALLXO.com

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së LDK-së për emrat e ministrave të Qeverisë Hoti

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar mbledhjen pasditen e sotme.

Në këtë mbledhje pritet të vendoset për emrat nga LDK-ja të ministrave të Qeverisë Hoti, e cila pritet të votohet nesër në ora 11:00.

LDK deri më tani ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me AAK-në, Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe dhe pritet të marrë mbështetjen edhe të partive të tjera joserbe.

Votimi i Qeverisë së re të vendit vjen pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese vendosi në favor të dekretit të presidentit Hashim Thaçi përmes së cilit Avdullah Hoti (LDK) u mandatua për kryeministër të ardhshëm.

Kryesia e LDK, Foto: KALLXO.com