Ilustrim
Ka dhënë dorëheqje drejtori i Urologjisë në QKUK
02.8.2024 - 16:14
Ka dhënë dorëheqje Drejtori i Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Petrit Nuraj.
Zyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari ka konfirmuar se është miratuar kërkesa e Nurajt për dorëheqje.
Arsyet e paraqitura në kërkesë, sipas QKUK-së ndërlidhen me çështje akademike.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe Petrit Nurajn për të marrë përgjigje lidhur me dorëheqjen e tij, por i njëjti nuk ka ofruar përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.
Ushtrues detyre i drejtorit të Urologjisë është caktuar Bujar Frangu.
Objekti i kësaj klinike është rinovuar në vlerë prej 1.2 milion eurosh dhe u përurua më 10.07.2024.