
Foto: ZKM
Jusuf Thaçi emërohet zv/ministër i Arsimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar sot, Jusuf Thaçin, zv.ministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Kurti ka thënë se përgatitja profesionale e Thaçit do t’i ndihmojë kësaj ministrie.
Po ashtu, kryeministri Kurti ka thënë se kontributi i Thaçit në Ministrinë e Arsimit është i nevojshëm.
“Duke i uruar punë të mbarë, kryeministri Kurti, ka thënë se përgatitja profesionale e z. Thaçi do t’i ndihmojë shumë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe se kontributi i tij në këtë institucion është më së i nevojshëm”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Jusufi ka qenë më parë drejtor i Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Po ashtu, Jusufi punon tek Instituti Atomi. Ky Institut identifikon dhe përkrah personat me inteligjencë të jashtëzakonshme, me dhunti e talente në të gjitha format dhe drejtimet në Kosovë e jashtë saj.