Ilustrim

Jusuf Azemi: Prej nesër pesë shkolla të Prishtinës mbesin pa shërbim të punëtorëve teknikë

Kliko këtu, bashkohu në grupin e KALLXO në Viber dhe informohu në kohë reale me lajmet kryesore gjatë ditës

_________________________________________________________________________________

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se prej të enjtes pesë shkolla të Prishtinës do mbesin pa shërbime të punëtorëve teknikë.

Sipas tij, shkaktar për këtë situatë është neglizhenca e administratës së Komunës së Prishtinës, e cila, sipas tij, la punëtorët pa paga të muajit shkurt.

“Nga nesër 5 shkolla të Prishtinës do të mbesin pa shërbimet e punëtorëve teknik, shkak mosmarrëveshjet brenda Komunës së Prishtinës: Shkolla e Muzikës, Bujqësia, Model, Ekonomia dhe Gjimnazi Matematikor nuk do të kenë paga fare për shkurt falë neglizhencës së administratës sē Komunës”- ka shkruar Azemi.

Kallxo.com ka kërkuar deklarim nga Drejtoria e Administratës së Komunës së Prishtinës por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.