Jusuf Azemi: 30% e pagave të pakos emergjente nuk kanë shkuar në kontot e punëtorëve privatë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se ka njoftuar atë për gjendjen në këtë sektor .

Ai ka treguar se gjatë ndarjës së mjeteve nga Pako Emergjente Fiskale janë evidentuar shkelje të shumta, ku 30-40% e tyre nuk kanë shkuar në llogaritë e punëtorëve por janë keqpërdorur.

“Në këtë takim janë prekë të gjitha të gjitha gjërat për të cilat në kemi menduar se duhet të të diskutojmë. Si pikë e parë ka qenë pakoja emergjente ku ne si sindikatë e kemi njoftuar ministren për keqpërdorimet në shpërndarjën e raundit të parë, ku mbi 30-40% e mjetve nuk janë shkuar te punëtorët por janë keqpqrdprur, ne kemi ofruar ndihmën tone që një gjë e tillë të mos ndodhë në raundin e dytë”, ka theksuar ai.

Qeveria e Kosovës nuk ka mjete të mjaftueshme për të zbatuar Pakon Emergjente Fiskale, pa rishikim të buxhetit i cili tashmë është dërguar në Kuvendin e Kosovës

Në Pakon Emergjente Fiskale – e cila është në vlerë prej rreth 180 milionë eurosh –ndër të tjera është paraparë që punëtorët që kanë humbur vendin e punës, pas shpalljes së masave emergjente për shkak të pandemisë së koronavirusit, të përfitojnë nga 170 euro për dy muaj (prill dhe maj). Deri më tani, është arritur të bëhët pagesa vetëm për një muaj.