Juristi i diplomuar në Angli anëtarësohet në Vetëvendosje

Kastriot Jonuzi, jurist i diplomuar në Universitetin Surrey në Angli, është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu I LVV-së, Albin Kurti.

Ai ka treguar se Kastriot Jonuzi ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes, Rrezikut dhe Pajtueshmërisë në International Compliance Association dhe se punon si menaxher i sektorit të AML (kundër pastrimit të parave) dhe pajtueshmërisë në Community Loans of America (Loans 2 Go) që nga viti 2016.

Ky është postimi i Albin Kurtit:

Kastriot Jonuzi u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Ai është jurist i diplomuar në Universitetin Surrey në Angli, dhe ka përfunduar edhe studimet pasuniversitare në fushën e Qeverisjes, Rrezikut dhe Pajtueshmërisë në International Compliance Association. Kastrioti punon si menaxher i sektorit të AML (kundër pastrimit të parave) dhe pajtueshmërisë në Community Loans of America (Loans 2 Go) që nga viti 2016.