FOTO - SkyNews-vaccine-covid-19-coronavirus

Juniku shënon rastin e parë me COVID-19

Për më shumë se katër muaj që nga shpërthimi i COVID-19 në Kosovë, Komuna e Junikut ka konfirmuar rastin e parë pozitiv.

Kjo komunë përmes një postimi në “Facebook”, ka deklaruar se pas konfirmimit është i infektuari vetizoluar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

“Sot është konfirmuar rasti i parë i infektuar me COVID-19 në Komunën e Junikut, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Menjëherë pas konfirmimit është vetëizoluar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies. Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, pasiqë ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse”, përfundon komunikata.

Numri i të prekurve me coronavirusin e ri në vend ka arritur në 3886, prej tyre 2003 të shëruar dhe 82 viktima.