Junik - Qindra hektarë kultura bujqësore janë dëmtuar nga breshëri - FOTO

 

Komuna e Junikut mëngjesin e sotëm është përfshirë nga një mot i ligë, ku stuhia dhe breshëri kanë shkaktuar dëme të mëdha.

“Dëme pati në rrjetin elektrik të cilat në orët e para të paradites u sanuan duke iu ofruar qytetarëve furnizim të rregullt me energji elektrike, por më së keqi e pësoi sektori i bujqësisë ku qindra hektar kultura të ndryshme bujqësore u dëmtuan për të mos pasur mundësi rigjenerimi nga dëmet e shkaktuara, hektarë të tërë me pemishte dhe drithëra në Komunën e Junikut pësuan mëngjesin e sotëm nga breshëri dhe një stuhi e fortë”, njofton Komuna e Junikut.

“Komuna e Junikut respektivisht Komisioni për vlerësimin e dëmeve gjatë ditës së sotme kanë dalur në terren për të dokumentuar dëmet e shkaktuara, ku dhe në ditët në vazhdim do vazhdojnë me identifikimin dhe dokumentimin e dëmeve për çka Komuna e Junikut mbetet e përkushtuar në përfaqësimin e interesave dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarë. Lusim qytetarët të jenë të kujdesshëm në rast përsëritje të stuhive të tilla!”, përfundon njoftimi.

KOMUNA E JUNIKUT ËSHTË PËRFSHIR NGA NJË MOT I LIGË _______________Komuna Junik

Publiée par Komuna Junik sur Mercredi 5 août 2020