Junik - Pasi aksidentohen në trafik i sulmojnë edhe policët

Dy persona janë arrestuar në Junik pasi që kanë penguar dhe kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, raporton policia.

Rasti ka ndodhur dje rreth orë 18:00, ku si shkak ka qenë një aksidenti në trafik.

Sipas raportit policor njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor.

Gjithashtu të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje në rajonin policor të Gjakovës.