Junik, ndalohet djali i kandidatit Ruzhdi Shehu

Është ndaluarpara pak çasteve djali i kanditatit të LDK për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehut.

KALLXO.com mëson se  Shehu është duke u marrë në pyetje nga prokuroria pas denoncimeve për kërcenim ndaj kryesueses së Qendrës së votimit, si dhe tentim për të votuar dy herë. I njëjti është duke u intervistuar.

Rasti ka ndodhur në Qendrën e votimit  3101C në Junik.

Gjithashtu KALLXO.com mëson se Visar Shehu është inspektor në IPK.

Për rastin në Junik ka folur sot në konferencë për media edhe zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri.

“Së fundi e kemi një lajm, ku djali i kandidatit për kryetar të komunës në Junik, nga radhët e LDK-së është ndaluar nga Policia për shkak se në një qendër të votimit ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës, respektivisht menaxheren e asaj shkolle”, tha ai.