Ilustrim Foto-KALLLXO.com

Junik, gjendet një granatë dore

Një granatë dore është gjetur dje në Junik.

Policia ka treguar se për mjetin ka pranuar raportim nga një qytetar.

Pas kësaj, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një mjet të dyshuar eksplodues – granatë dore.

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it amerikan, të cilët kanë bërë asgjësimin e mjetit pa ndonjë incident.