Presidenti i PPE, Joseph Daul, në fushatën e LDK-së - Foto: Facebook

Joseph Daul uron LDK-në për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre

Kryetari i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul i ka dërguar një letër urimi Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), që meqë rast ka uruar zgjedhjen e kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.

Daul, sipas një njoftimi thuhet që shkroi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin.

“Duke i uruar rizgjedhjen e z. Isa Mustafa në krye të LDK-së,  Presidenti Daul, ndër të tjera thekson se “Rizgjedhja juaj në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin. Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme”, thuhet në komunikatë të LDK-së.

Presidenti Daul vlerësoi se këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, relacionet me Serbinë.

Në Partinë Popullore Evropiane anëtare është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.