Josep Borrell - Foto: REL

Josep Borrell: Për stabilitet të qëndrueshëm, duhet të vazhdoj dialogu Prishtinë – Beograd

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se është e nevojshme të vijohet dialogimi mes Kosovës dhe Serbisë, sepse, “nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën”.

“Situata është e qetë, por ne duhet të vazhdojmë dialogun derisa të ketë një mënyrë tjetër për të stabilizuar situatën”, ka thënë Borrell, tek ka folur në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s që po mbahet në Riga të Lituanisë.

Ai theksoi gjithashtu se rajoni i Ballkanit Perëndimor, është strategjik për Bashkimin Evropian.

“Tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë të bashkuara me vendet anëtare të NATO-s dhe ne kemi një lidhje të fortë. Nga pikëpamja e sigurisë, stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm”, citohet nga mediat në Serbi të ketë thënë Borrell.

Ai megjithatë theksoi se situata në Bosnje dhe Hercegovinë është një shqetësim i veçantë.

“Më duhet të shpreh shqetësimin tim për situatën në BeH, ku ka tensione dhe përpjekje për të anuluar 26 vjet paqe dhe stabiliteti”, ka thënë ai.