Boris Johnson - Foto:Boris Johnson Facebook

Johnson dhe Sunak do të gjobiten për pjesëmarrje në tubime festive gjatë kohës së izolimit

Kryeministri britanez Boris Johnson dhe kancelari Rishi Sunak do të gjobiten nga policia për pjesëmarrje në ahengje gjatë kohës së izolimit, raporton BBC

Numri 10 i qeverisë konfirmoi se dyshja kishin marrë njoftim nga Policia Metropolitane se atyre do t’u jepeshin dënime të masës së penalitetit (këto raste shpesh përfshijnë gjobë me anë të pagesës, e cila nëse nuk paguhet me kohë, thirreni në gjykatë).

Forcat policore po hetojnë shkelje të supozuara të ligjit  ndaj Covid-19 në 12 tubime në Whitehall dhe Downing Street.

Deri më tani janë dhënë gjithsej mbi 50 gjoba për këtë lloj shkelje.

Policia tha se nuk do të përmendte emrat e atyre që morën gjobat, por qeveria premtoi të zbulonte nëse Johnson dhe Sunak ishin mes tyre.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer tha: “Boris Johnson dhe Rishi Sunak kanë shkelur ligjin dhe kanë gënjyer vazhdimisht publikun britanik. Ata të dy duhet të japin dorëheqje”.

“Konservatorët janë krejtësisht të papërshtatshëm për të qeverisur. Britania meriton më mirë”, shtoi ai.