Joe Biden, Presidenti i 46-të i Amerikës

Demokrati, Joe Biden është president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Lajmin tashmë e kanë dhënë shumica e mediave botërore.

Ish-zëvendës presidenti mori 273 vota elektorale, të mjaftueshme për të fituar të parin e Shtëpisë së Bardhë. Biden do të jetë Presidenti i 46-të i Amerikës.

Zgjedhjet e 3 nëntorit në ShBA shënuan numrin më të madh të pjesëmarrjës në votime, ndërsa, Biden hyri në histori si Presidenti më i votuar i ShBA-së.

Joe Biden mundi në një garë të fortë elektorale Presidentin republikan,blekand Trump, kështu Biden ia pamundësoi vazhdimin edhe për një mandat Trump.

Rezultatet shënojnë gjithashtu ngritjen historike të Kamala Harris, e cila do të jetë gruaja e parë dhe gruaja e parë me ngjyrë që do të shërbejë si nënkryetare në historinë amerikane.