Foto: Ilustrim

Jezerc, vidhen gjësende brenda vilës

Në fshatin Jezerc të Ferizajit dyshohet disa persona kanë hyrë me forcë brenda vilës së ankuesit dhe kanë vjedhur disa gjësende.

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë vjedhur një pistoletë pneumatike (ajrore), model Walther, cal-4.5 mm, një TV, dhe një shpuese-Aku. 

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.