Jetish Maloku - Kryeprokuror i Gjilanit

Jetish Maloku zgjidhet kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Ish- Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku është zgjedhur kryesues i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Maloku siguroi 10 vota për dhe një votë kundër për tu zgjedhur kryesues i ri i KPK-së.

Ai në këtë pozitë u zgjodh pasi paraprakisht e shpalli kandidaturën para anëtarëve të KPK-së.

Me një fjalë hyrëse Maloku shpalosi objektivat e tij  për kryesimin e KPK-së.

“Unë kam paraqitur kandidaturën time për kryesimin e KPK-së dhe me këtë qëllim dua ta shpreh tek ju objektivat e mia të cilat janë rritja e llogaridhënies, transparencës, integritetit dhe fuqizimi i mekanizmave të tyre”, tha Maloku.

Ai shtoj se gjatë kryesimi të tij do të kërkojë monitorohet gjatë gjithë kohës integriteti i prokuroreve i cili do të jetë pjesë e pashmangshme e matjes së përformancës së prokurorëve.

Pos tjerash Maloku deklaroi se do të angazhohet të disiplinimin e prokurorëve dhe do ta fuqizojë trajtimin e rasteve të shkeljeve të mundshme nga ana e tyre duke e rritur kështu edhe përformancën e anëtareve të paneleve disiplinore.

Në fund ish kryeprokurori i Gjilanit deklaroi se do të angazhohet për bashkëpunim me partneret ndërkombëtar.

Maloku nga sot pritet ta kryesoj Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Deri dje në këtë pozitë ishte Bahri Hyseni mirëpo pasi atij i skadojë mandati i anëtarit të Këshillit Prokurorial pozita e kryesuesit mbeti e lirë.

Në krye të KPK-së Hyesni ishte zgjedhur dy vite më parë pasi kishte siguruar 10 vota për dhe asnjë kundër.