'Jetëshkurtër' tenderi për oksigjen në Komunën e Shtimes

Në fillim të muajit mars, Komuna e Shtimet hapi tender për blerjen e oksigjenit për nevoja të QKMF-së [Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare] në këtë komunë.

Nëpërmjet këtij tenderi komuna kishte planifikuar të blinte oksigjen të pastër mjekësor, (i gaztë) 99.5% .Mbushje e oksigjenit në bombola 8.5 kg si dhe 2.8 kg.

Vlera e parashikuar për këtë kontratë ishte 2,000 euro për një sasi prej 1,000 kg.

Kontrata e cila do të nënshkruhej, parashikohej të zgjaste nga data 21 mars 2022 deri më 30 dhjetor 2022.

Koutimi i çmimit ishte lloji i procedurës së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Mirëpo ky tender u anulua. Sipas njoftimit për anulim që u bë e ditur sot, merret vesh së nuk ka pasur operator ekonomik të interesuar të ofertojnë  për këtë tender.

Për këtë aktivitet të prokurimit nuk ka pas oferta”, thuhet në njoftim.