'Jeta në Kosovë': Misteri i vdekjes së Astrit Deharit

Rrethanat e reja që lidhen me rastin e vdekjes së Astrit Deharit dhe hetimet e reja për këtë vdekje ishin temë e diskutimit në emisionin e sotëm “Jeta në Kosovë”.

Prindërit e Astrit Deharit përballë Jeta Xharrës flasin për qasjen e tyre në hetimet e reja dhe trajtimi që po u bëhet nga organet e rendit.

Familja Dehari shpalos edhe detaje të tjera të kohës para dhe pas vdekjes së Astritit.

Si u “zhduk” ish-shoku i çelisë së Astrit Deharit dhe nuk po gjendet nga organet e rendit.

Cila është historia e dyerve të ashtuquajtura “sekrete” që e lidhin stacionin e Policisë në Prizren me Burgun?

Për këto dhe të tjera diskutoi edhe  Bardhyl Mahmuti, që ka bërë analizë të raporteve të forenzikës të Kosovës dhe atij të Zvicrës.

Jeta në Kosovë transmetohet çdo të enjte nga ora 20:15 në RTK dhe live në KALLXO.com. Repriza transmetohet të premten në mesditë.

Emisionin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: