Jeta në Kosovë, intervistë me Vjosa Osmanin dhe debat për tërmetin në Shqipëri

 

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua intervista ekskluzive me nënkryetaren e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ka qenë kandidate e kësaj partie për kryeministre.

Në këtë intervistë, Vjosa Osmani foli për procesin e bisedimeve për koalicion me Vetëvendosjen, pritjet nga qeveria e ardhshme, programin qeveritar si dhe arsyet pse ajo nuk fitoi në zgjedhje për t’u bërë kryeministre.

Në pjesën e dytë të emisionit u transmetua një debat rreth tërmetit në Shqipëri.

Në këtë debat, panelistët diskutuan për masat e ndërmarra pas tërmetit si dhe mundësitë që autoritetet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të përgatiten më mirë për t’u bërë ballë emergjencave të tilla.

Në debat panelistë ishin: Flamur Gashi- këshilltar i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta; Venera Goxha- doktor shkence për Arkitekturë, Menaxhim të Planifikimit Urban dhe Ambient; Misin Misini- profesor universitar dhe Kreshnik Gashi- redaktor në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë’, i cili ka përcjellë nga terreni reagimin e ekipeve emergjente pas tërmetit në Shqipëri.