Jeta apo Kushtetuta? Drejtori i IKSHP arsyeton masat për parandalimin e COVID-19

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë, Naser Ramadani ka arsyetuar masat e parandalimit të përhapjes me coronavirus.

Ramadani krahasimin e ka bërë me semaforët në rrugë. Sipas tij, ani pse semafori i kuq është antikushtetuese, qëllimi i saj është të parandaloj qarkullimin e njerëzve dhe të veturave në të njëjtën kohë.

Ai madje shtoi se të gjitha masat që ndërmerren mund të duken të padrejta por që qytetarët duhet të mendojnë edhe përtej vetes dhe të parandalojnë përhapjen e pandemisë COVID-19.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Ramadanit.

Semafori i kuq!

A e keni menduar ndonjëherë se drita e kuqe në semafor është antikushtetuese?

Po. Por qëllimi i vërtetë është prioriteti reciprok i qarkullimit të njerëzve dhe veturave!

Nuk mund të bëhet lëvizje e lirë në të njejtën kohë edhe e këmbësorit edhe e veturave!

Pasojën e dini të gjithë!

Kjo ndalesë mund të konsiderohet antikushtetuese!

Kush ka të drejtë të më ndalë lirinë time të lëvizjes në rrugë, në semafor, në lauren e trenit, kudo?

Po pse bëhet kjo?

Sepse ekziston një e drejtë universale më e madhe dhe më me vlerë se ndalesa e përkohshme e lëvizjes!

E drejta për jetë!

Të gjitha masat që merren duken të padrejta për çdonjërin që nuk mendon e nuk sheh përtej hundës!

Masat e kanë një qëllim: shpëtimin e jetëve!

Kjo është shëndetësia publike!

Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!

Në Kosovë numri i të prekurve me coronavirus është 884. Nga kjo shifër 655 janë shëruar, 28 kanë vdekur ndërsa pjesa tjetër ende janë duke u trajtuar.

Vetëm mbrëmë 14 persona dolën pozitiv me coronavirus.

 

 

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!