Jepet licensa për prodhim të rrymës një hidrocentrali 10 megavatësh në Lepenc

Në mbledhjen e sotme të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) është vendosur që t’i jepet licensa për prodhim të energjisë elektrike, nga burimet e ripërtërishme, ndërmarrjes ‘Hidroenergji’.

Sipas njoftimit të ZRrE-së, hidrocentrali do të punojë me kapacitet 9.98 megavatësh.

“Ky vendim është marrë pasi që kompania ka përmbushur të gjitha kërkesat që dalin nga legjislacioni vendor për rregullimin e këtyre aktiviteteve”, thuhet në njoftimin e ZRrE-së.

Gjatë mbledhjes së sotme po ashtu Bordi i Rregullatorit të Energjisë ka vendosur që kompanisë KESCO të ia vazhdojë obligimin për ofrimin e Shërbimit Publik si Furnizues me Shërbim Universal.

KALLXO.com ka raportuar për kundërshtimin e banorëve dhe shoqërisë civile në vazhdimësi lidhur me ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Lepenc.

Shkatërrimi i lumit Lepenc nga hidrocentralet e vogla

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.