Jep dorëheqje zv.guvernatori i BQK-së, Sokol Havolli

Zv.guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Sokol Havolli, ka dhënë dorëheqje.

KALLXO.com ka siguruar letrën përmes së cilës e ka parashtruar dorëheqjen e tij.

Në këtë letër drejtuar kryetarit të bordit dhe guvernatorit të BQK-së, Sokol Havolli, ka thënë se ndër arsyet e dorëheqjes janë presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara.

Sokol Havolli tash e katër vite ka mbajtur pozitën e zv.guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, ndërsa zgjedhja e tij në këtë pozitë ishte përcjellë me polemika.

Në letrën e dorëheqjes, Havolli ka ‘uruar’ që sulmet politike ndaj BQK-së të ndalen.

“Arsyet e dorëheqjes tanimë janë të njohura për ju. Presionet e pakuptimta politike që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara që u realizuan përmes personave. Plotësisht të instrumentalizuar nga politika. Këto presione e kanë bërë të pamundur punën normale” – ka thënë mes të tjerash Havolli.