Jep dorëheqje Naser Ramadani si drejtor i IKSHPK-së
Ka dhënë dorëheqje drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani.
Këtë për KALLXO.com e ka konfirmuar shefi i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Egzon Azemi.
Azemi tha se ‘nuk është kompetent’ të tregojë arsyet e dorëheqjes.
“Dorëheqjen mundem ta konfirmoj. E se kush do të emërohet në atë pozitë sigurisht do të ju njoftojmë me kohë” – tha ai, i pyetur se kush është emëruar në pozitën e Ramadanit.
KALLXO.com ka provuar të marrë një përgjigje nga vetë Naser Ramadani, mirëpo i njëjti nuk i është përgjigjur thirrjeve as mesazheve telefonike.
Ndryshim në pozitën udhëheqëse ka pasur edhe në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka liruar ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Sejdë Tolaj, më 15.08.2024.
Lirohet nga detyra u.d. kryeshefi i AKPPM-së, Sejdë Tolaj