Rifat Latifi - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i kësaj ministrie gati një vit pas emërimit të tij në këtë pozitë.

Kështu kanë konfirmuar për KALLXO.com burime brenda kabinetit qeveritar, por pa dhënë detaje për arsyet e kësaj dorëheqje.

Latifi ishte emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë më 16 nëntor të vitit të kaluar.

Ai kishte marrë drejtimin e ministrisë pas dorëheqjes së Arben Vitisë.

Latifi për të marrë pozitën e ministrit të Shëndetësisë kishte ardhur nga SHBA ku për shumë vite e kishte zhvilluar profesionin.

Albin Kurti e zëvendëson Arben Vitinë me mjekun shqiptar nga Amerika