Jep dorëheqje kryeshefi i Ujësjellësit “Prishtina"

KALLXO.com ka marrë vesh se gjatë ditës së sotme ka dhënë dorëheqje kryeshefi ekzekutiv i KRU Prishtina, Ilir Abdullahu.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.xom vetë Abdullahu, i cili ka thënë se ka paraqitur dorëheqjen e cila pritet të bëhet zyrtare nesër.

“Po, është e vërtetë, është e vërtetë, s’po di hala zyrtare nuk ka, besoj që nesër bëhet zyrtare, ta shohim. Ata nesër iu njoftojmë, se akoma nuk kam nënshkruar asgjë zyrtarisht. Për momentin nuk po di çka me thanë, të shohim se si do të shkojë situata”, ka thënë Abdullahu për KALLXO.com.

Abdullahu ka thënë se gjithçka ka ndodhur në mbledhjen e sotme të bordit.

“Gjithçka ka ndodhur në mbledhje kështu që nesër zyrtarizohet dhe shohim se si do të shkojë situata dhe pozita ime në të ardhmen”, ka thënë Abdullahu.

KALLXO.com disa ditë më parë ka raportuar për arsyet që mund të çojnë në shkarkimin e këtij bordi nga ana e Qeverisë pas paralajmërimit të kësaj të fundit se do të ndërmarrë veprime duke u bazuar në raportet e auditimit për ndërmarrjet publike.

Favorizimi i bashkëpartiakëve për bordin e KRU Prishtinës (DOKUMENT)

Një ditë më pas, bordi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me disa sqarime sa i përket performancës së dobët të ndërmarrjes, e cila është konstatuar në raporte të auditimit.

Pas raportimit të KALLXO.com, KRU ‘Prishtina’ del me sqarime për performancën e ndërmarrjes