Jep dorëheqje kryeministrja e Suedisë
Kryeministrja e Suedisë ka deklaruar se do të tërhiqet nga pozita e kryeministres pasi qeveria e saj pësoi humbje në zgjedhjet e së dielës.
Koalicioni i qendrës së majtë të Magdalena Andersson, kryeministrja aktuale, duket se do të humbasë ngushtë nga një bllok i partive të krahut të djathtë, 176 vende kundrejt 173, me 99% të votave të numëruara.
Udhëheqësi i Partisë së Moderuar Ulf Kristersson tani pritet ta formojë një qeveri.
Blloku përfshin Demokratët e Suedisë, një parti e ekstremit të djathtë.
Rezultati përfundimtar mbetet për t’u konfirmuar pas një rinumërimi, që është praktikë standarde në Suedi.
Por pavarësisht kësaj, kryeministrja Andersson e pranoi humbjen në një konferencë për media të mërkurën dhe tha se do të jepte zyrtarisht dorëheqjen të enjten.
Fushata zgjedhore u dominua temat që kanë të bëjnë me bandat, emigracioni dhe çështjet e integrimit, si dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike.
Zonja Andersson ishte kryeministrja e parë femër e vendit nordik kur mori detyrën vitin e kaluar.
Ajo është përjashtuar nga një bllok katërpartiak i krahut të djathtë, i përbërë nga Demokratët Suedezë, Partia e Moderuar, Kristian Demokratët dhe Liberalët.
Është një pikë kthese e rëndësishme për politikën suedeze – Demokratët suedezë dikur trajtoheshin si të padëshiruar (të përjashtuar) nga partitë politike, por tani kanë fituar rreth 20% të votave.
Partia Demokratike e Suedisë lindi nga një lëvizje neo-naziste në fund të viteve 1980, por ngadalë është forcuar duke u përpjekur ta lustrojë imazhin e saj.
Socialdemokratët e Magdalena Andersson kanë qeverisur me Suedinë që nga viti 2014 dhe e kanë dominuan skenën politike të vendit që nga vitet 1930.
Votimi i së dielës ishte një nga zgjedhjet më të afërta ndonjëherë në Suedi, me mijëra vota jashtë shtetit dhe postës që duheshin numëruar për të marrë një pamje më të qartë se kush ishte fituesi.
Kjo është një goditje e madhe për socialdemokratët që fituan vota në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe mbeten partia më e madhe e Suedisë.
Mirëpo këtu është politika e bllokut ajo që zakonisht vendos se kush vjen në pushtet dhe blloku i djathtë ka marrë një shumicë të ngushtë.
Magdalena Andersson u tha gazetarëve se duhej të respektojë popullin suedez dhe demokracinë suedeze.
Tani i takon të djathtës të përpiqet ta krijojë një koalicion qeverisës./BBC
Përgatiti: Nuhi Shala