Jep dorëheqje Komisioni i Ankesave i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Komisioni i ankesave të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ka dhënë sot dorëheqje.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com ushtruesi i detyrës i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Avni Gashi.

“Po, Komisioni i Ankesave ka dhënë sot dorëheqje. Në letrën e dorëheqjes kanë dhënë shumë arsye, por tash s’po mundem me i përmbledhë.  I kanë pasë disa paqartësi ligjore, mes KSHC dhe Komisionit të ankesave, kanë prit me u zgjedh problemi, nuk kanë arritë mirëkuptim dhe kanë dhanë dorëheqje”, tha shkurtimisht Gashi për KALLXO.com.

Sot gjatë ditës, ambasadat e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë reaguar për situatën e krijuar në Agjencinë e Akreditimit, ku kanë kërkuar nga autoritetet përkatëse t’i kryejnë funksionet e tyre.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe reagojnë për situatën në Agjencinë e Akreditimit

Në prill të këtij viti, Këshilli Shtetëror i Cilësisë kishte pezulluar punën e Komisionit të Ankesave për shkak se kishin kuptuar që versioni përfundimtar i rregullores me të cilën punon Komisioni i Ankesave nuk është votuar asnjëherë nga anëtarët e KSHC-së.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë pezullon punën e Komisionit të Ankesave

Komisioni i ankesave përbëhej nga Shykrane Gërmizaj, Arben Hajrullahu, Visar Morina, Bujar Pira dhe Burim Abazi.