Foto: KALLXO.com

Jep dorëheqje drejtori teknik i Njësisë biznesore në “Trepçë”

Për arsye parimore, siç ka thënë vetë ai, Shyqyri Sadiku ka dhënë dorëheqje nga pozita që mbante tash disa vite – drejtor teknik i Njësisë biznesore në “Trepçë”, miniera me flotacion në Stan Tërg.

Përmes letrës së dorëheqjes, Sadiku e ka njoftuar ushtruesin e detyrës së udhëheqësit të Njësisë biznesore miniera “Trepça”, Nexhat Dedia.

“Ju njoftoj se duke filluar nga data 08.02.2022, për arsye parimore jap dorëheqje nga pozita e drejtorit teknik- njësia biznesore miniera me flotacion Trepça në Stan Tërg”, thuhet në letrën e dorëheqjes që Shyqeri Sadiku ka dorëzuar te menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje.

Kjo dorëheqje e Sadikut vjen vetëm pak ditë pasi Qeveria e Kosovës emëroi një bord të ri mbikqyrës në “Trepçë”.

Ndërsa, Sadiku, i cili në të kaluarën ishte përfaqësues i punëtorëve në bord, nuk ishte emëruar në këtë pozitë, anise kishte aplikuar përmes një konkursi publik.

Ish-kandidati i LVV-së për Asamble emërohet në bord të “Trepçës”

www.kallxo.com